Pavarësisht epërisë së hershme që krijoi Shqipëria në ndeshjen e sotme kundër Finlandës, falë golit të shënuar nga Rej Manaj që në minutën e 4-të, kuqezinjtë e drejtuar nga Rolando Maran në fund pësuan disfatë 2:1 në Helsinki.
Në këtë përmbysje, ndoshta ndikoi edhe kartoni i kuq i marrë nga portieri Etrit Berisha në minutën e 22-të, si dhe më vonë edhe gafa e zëvendësuesit të tij, Alen Sherri, kur finlandezët në minutën e 26-të barazuan shifrat në 1:1 falë golit të Ëalta.
I njëjti gjatë pjesës së dytë shënoi edhe një gol tjetër, duke i dhënë epërsinë dhe njëherit fitoren Finlandës, që tashmë kryeson grupin C1 të Ligës së Kombeve me 7 pikë, një më shumë se Shqipëria e vendit të dytë.
Menjëherë pas kësaj disfate ka reaguar edhe numri 1 i Federatës shqiptare të Futbollit, Armand Duka, duke shkruar: “Një ndeshje që nuk shkoi siç e dëshironim në Helsinki. Luftuam deri në fund, por këtë herë rezultati nuk ishte në anën tonë. Kokën lart, kemi edhe tre ndeshje të tjera”.
Kujtojmë, ndeshjen e rradhës kombëtarja shqiptare e zhvillon me datë 6 tetor kundër San Marinos në Tiranë, një mundësi e mirë kjo që “kuqezinjtë” të rikthehen tek fitorja. (infOSport.mk)
