Rabotniçki shumë i fuqishëm për Pelisterin (VIDEO)

Rabotniçki ka shënuar fitore komode 3:1 përballë Pelisterit në ndeshjen e parë të javës së 26-të në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”. Skuadra shkupjane ishte kundërshtarë dukshëm më i mirë në këtë përballje të zhvilluar në Shkup, ndërsa goli i parë erdhi pas 22 minutave lojë, kur Mario Stankovski shënoi në rrjetën e Taleskit.

Goli i dytë i “romantikëve” erdhi në minutën e 36-të, kur Fahrudin Gjurgjeviç nga afërsia shënoi për 2:0, duke rrumbullaksuar rezultatin e pjesës së parë.

Në pjesën e dytë të dyja skuadrat realizuan nga një gol.

Një aksion i ndërprerë nga ana e Luka Stankovskit në mesfushë ju mundësoi vendasve për të shënuar edhe golin e tretë, këtë herë me autorë Stefan Jevtovski, ndërkohë rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Rabotniçki 3, Pelisteri 1, e vendosi Valentin Koçoski në minutën e fundit të takimit.

Falë kësaj fitore, Rabotniçki tashmë renditet në pozitën e katërt me 39 pikë, dy më pak se Makedonija GJ.P e vendit të tretë, ndërkohë Pelilsteri mbetet në kuotën e 32 pikëve, duke u renditur në pozitën e 7-të. (infOSport.mk)

Foto: ekipa.mk

Leave a Reply