E bujshme, Hysaj dhe Gatuzo bashkë te Fiorentina!

Napoli do të ndërrojë fytyrë në fund të këtij sezoni, teksa një sërë largimesh pritet të ndodhin. Ndër emrat më të lakuar janë Xhenaro Gatuzo dhe Elseid Hysaj.

Futbollisti shqiptar është lidhur me skuadra të njohura në Itali, ndërsa përtej Adriatikut tashmë nxjerrin një tjetër skenar që nxjerr në dritë “dashurinë“ e trajnerëve për shkodranin.

Sarri e mori pas tij në transferimin te Napoli, ndërsa e njëjta hipotezë hidhet sërish, por këtë herë ai që mund ta marrë në skuadrën e re është Xhenaro Gatuzo. Sipas gazetarit italian, Nicolo Ceccarini, Fiorentina interesohet për trajnerin e Napolit, i cili mund të shkojë në krye të pankinës violë së bashku me Hysajn. Megjithatë për shkodranin është më i avantazhuar Milani.

“Fiorentina është e interesuar për Gatuzon, por besoj se për momentin ai po mendon vetëm të përfundojë kampionatin me Napolin në më të mirën e tij. Hysaj mund të ndjekë Gatuzon te Fiorentina, por për momentin mendoj se Milani është në avantazh për të”, – është shprehur Nicolo Ceccarini.

Leave a Reply