Akrapoviç i pakënaqur me barazimin! Futbolli luhet për gola

Shkëndija sezonin 2021/2022 e nisi me barazim pa gola. Edhe pse “kuqezinjtë” shiheshin si favorit absolut përballë Tikveshit, në fund ata barazuan pa gola. Edhe pse nuk munguan rastet nga ana e futbollistëve të Shkëndijës, megjithatë mungoi efikasiteti.

Kësisoj “kuqezinjtë” vazhdojnë serinë e rezultateve pa shënuar gol edhe në erën e Bruno Akrapoviç, i cili pa ndeshjes së zhvilluar në Prilep, u shpreh: “Futbolli luhet për gola. Ne sot kemi lëshuar mundësi të shënojmë edhe në pjesën e parë edhe në pjesën e dytë nga mundësi të 100%. Në këtë aspekt duhet të punojmë.”

Shkëndijën në xhiron e dytë të sezonit të ri e pret derbi lokal ndaj Renovës, skuadër kjo që barazoi me shifrat 1:1 ndaj Skopjes në Tetovë. (infOSport.mk)

Leave a Reply