Beluli shënon në fitoren e Vllaznisë së Pozheranit (VIDEO)

Futbollisti nga Gostivari, Maliq Beluli doli të jetë protagonist në ndeshjen e parë të javës së 18-të në elitën e futbollit kosovar, duke shënuar në fitoren 2:0 të Vllaznisë së Pozheranit ndaj Flamurtarit, njofton “infOSport.mk”.

Ishte ky një derbi i pjesës së poshtme të tabelës së klasifikimit, duke pasur parasysh se përballë njëri tjetrit luanin dy skuadrat e fundit në tabelë.

Публикувахте от Maliq Beluli в 1 декември 2017 г.

Beluli realizoi golin e dytë për Vllazninë e Pozheranit në minutën e 77-të, kur edhe ju dha fund shpresave të mysafirëve nga Prishtina se mund të barazonin rezultatin pas golit të parë të shënuar nga ana e Festim Krasniqit në minutën e 20-të.

Rikujtojmë Maliq Beluli te Vllaznia e Pozheranit u transferua gjatë kësaj vere nga rradhët e Ferizajit, ndërsa beson se me skuadrën e tij do t’ia arrijnë qëllimit që të mbijetojnë në Superligën e Kosovës.

Me vetëm dy fitore dhe dy barazime në 18 javët e para Vllaznia e Pozheranit me 8 pikë renditet në pozitën e fundit, ndërkohë me 3 pikë më shumë Flamurtari i portierit shkupjan, Krenar Ramadani renditet një pozitë më lartë.

 

Leave a Reply