Barça të fiksuar pas Kutinjos, i ofrojnë 145 milionë euro Liverpulit

Barcelona është fiksuar pas brazilianit të Liverpulit, Filipe Kutinjo. Barça me shumë gjasa në janar do ta transferojë brazilianin në radhët e veta. Ashtu siç raportojnë mediat katalanase, drejtuesit e Barçës kanë rritur ofertën për kartonin e tij, duke çuar në plotë 145 milionë euro.

Kutinjo shikohet si njeriu ideal për të marrë vendin e lënë bosh nga Neymar, në merkaton e verës dhe për t’iu bashkuar Messit e Suarezit në vijën e sulmit. Kutinjo dhe Barça ishin shumë pranë bashkimit në muajin gusht, por në fund drejtuesit e Liverpoolit refuzuan ofertën dhe vendosën të mbajnë akoma brazilianin.

Tani, pasi Kutinjo e ka shprehur edhe publikisht dëshirën për t’iu bashkuar skuadrës së Valverdes, duket se edhe ‘Të Kuqtë’ janë të bindur të pranojnë ofertën dhe t’i hapin rrugën transferimit të tij.

Leave a Reply