Barcelona e madhe, fiton me përmbysje Real Sosiedatin e Januzajt! (VIDEO)

Barcelona shfrytëzoi me shumë mjeshtëri gabimin e Real Madridit, duke fituar sonte me përmbysje ndaj Real Sosiedatit në transfertë me rezultat 2:4. Fillimisht Real Sosiedati shënoi dy gola në minutat 11-të dhe 34-t me Hose dhe Juanmi, ndërsa Paulinjo në të 39-tën ngushtoi diferencën në 2:1 dhe pjesa e parë u mbyllë me këto shifra.

Në fraksionin e dytë, më saktësisht në minutën e 50-të, Suarez barazoi në 2:2, përderisa në të 71-tën ishte sërish urugajani që bëri përmbysjen për 2:3. Por, sigurisht nuk kishte se si të mbyllej ndeshja, pa shënuar edhe më i miri i planetit, me Mesin që gjeti rrjetën me një supergol nga gjuajtja e lirë, duke fiksuar shifrat e takimit në 2:4.

Sa i përket shqiptarit të Real Sosiedatit, Adnan Januzajt e nisi këtë sfidë nga stoli, ndërsa në të 79-tën u aktivizua në lojë, duke zëvendësuar Prieton. Gjithsesi Barcelona me këtë fitore, vazhdon kryesimin në tabelën e La Ligës me 51 pikë, 9-të më shumë se Atletiko Madridi e vendit të dytë dhe plotë 19-të më shumë se Real Madridi që ndodhet në vendin e katërt./InfOSport.mk

Leave a Reply