E bujshme, Visar Musliu i bashkohet Pandevit te Xhenoa!

Skuadra e “Serie A”, Xhenoa është vënë në kërkim të mbrojtësit shqiptarë nga Gostivari, Visar Musliu, njofton “tuttomercatoweb“, përcjellë “infOSport.mk”.

Musliu nuk ka udhëtuar me Vardarin në Antalia të Turqisë, ndërsa e gjithë kjo e bëri të qartë se Musliu është i gatshëm për të kërkuar sfida të reja në karrierën e tij, ku vitin e kaluar kishte kulminacionin e tij, me paraqitjet e tij të shkëlqyeshme me Vardarin në ndeshjet në grupe të Liga Europa, si dhe me përfaqësuesen “A” të Maqedonisë, ku për shumë shpejtë kohë u shndërrua në një lider të mbrojtjes te skuadra e Igor Angellovskit.

Musliu kishte rënë në sy të drejtuesve të Xhenoas që nga ajo ndeshja e zhvilluar në Torino ndaj Italisë, ku mbrojtësi shqiptarë kishte qenë një ndër më të mirët në fushën e blertë dhe një ndër më të merituarit për atë barazim historik të “verdhekuqve” (1:1) ndaj “axurrëve”.

Xhenoa për të siguruar shërbimet e Musliut do të duhet ti paguajë një dëmshpërblim simbolik Vardarit, ndërsa mësohet se në transferimin e tij është angazhuar Leonardo Korsi, menaxheri i cili kishte sjellë edhe Goran Pandevin te Xhenoa.

Leave a Reply