Meriton Berisha flet për klubet e interesuara rreth Enis Bardhit (VIDEO)

Enis Bardhi është futbollisti shqiptarë më i përfolur për momentin, pasi këtë sezon në La Liga me skuadrën e tij Levanten shkëlqeu me golat dhe paraqitjet e mira. Me mbylljen e sezonit si dhe para saj, emri i Bardhit përflitej në media në emra të klubeve të mëdha evropiane si Paris Sen Zhermen e Inter, ndërsa njëri prej menaxherëve të shqiptarit, Meriton Berisha ka folur në emisionin ‘Sportmania’ që transmetohet në TV Shenja për ofertat dhe klubet e interesuara rreth tij.

“Ka shumë interesim. Përmenden PSZH dhe Inter, por mund të jenë edhe spekulime, pasi ka pasur më herët skautë të Interit dhe PSZH-së që kanë ardhur në ndeshje dhe e kanë përcjellur prej së afërmi. Unë prej asaj që di, ndeshjen kundër Barcelonës kanë qenë prezent skautët e Real Betisit dhe Seviljës. Mirëpo unë pasi jam edhe e i involvum në këtë punë, dëshira ime më e madhe kishte me qenë që për Enisin të shpreh interes klubi i Valencias, shkaku se janë shumë më të organizuar se Levante, qyteti është i njejtë i di gjërat dhe i di rrethanat dhe pastaj Valencia mund t’i shërbej si një trampolinë për të bërë edhe një goditje më të madhe”, shprehet në emisionin ‘Sportmania’, Meriton Berisha.

Meriton Berisha në Sportmania flet për klubet e interesuara rreth Enis Bardhit

Публикувахте от Tv Shenja в 22 май 2018 г.

Leave a Reply