E bujshme, pas Cuculit edhe Ferhan Hasani te Kukësi!

Ferhan Hasani karrierën e tij mund ta vazhdojë në Shqipëri, edhe atë te skuadra e Kukësit, aty ku pritet të luajë bashkë me Ardian Cuculin.

Burime të “infOSport.mk” bëjnë me dije se Hasani është parë dje në Tiranë bashkë me Nebi Mustafin, ndërsa nuk dihet nëse ka pasur ndonjë takim me presidentin e skuadrës nga verilindja e Shqipërisë, Safet Gjici, i cili do të duhet që të hap qesen si mirë për të bindur ish kapitenin e Shkëndijës.

Me Hasanin në skuadër, Kukësi pa dyshim se do të ishte shndërruar në një ndër skuadrat favorite për titullin e kampionit, që njëherit është edhe synimi kryesor i skuadrës kuksiane.

Leave a Reply