Valon Berisha pjesë e formacionit më të mirë të eliminatoreve të shtatorit

Ndeshjet eliminatore për Europianin e vitit 2020, u rikthyen këtë javë, ku në fushë zbritën të gjitha skuadra europiane, duke zhvilluar ndeshjet e tyre për fazën në grupe, e mes tyre ishin edhe Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova.

Pikërisht kjo e fundit bëri dy ndeshje shumë të mira ndaj kombëtareve gjigande, si Çekia dhe Anglia, ndërsa e gjithë kjo kishte një rezultat, se Valon Berisha ndodheshe në formacionin më të mirë të publikuar nga “One Football”.
Futbollisti i Lacios, arriti të shkëlqente me Kosovën duke dhënë një asist kundër Çekisë dhe duke i shënuar 2 gola Anglisë në atë disfatë 5:3.

Berisha është vënë në të majtë të sulmit bashkë, në një formacion që përbëhet nga yje si De Jong, De Brujne, Ronaldo, dhe të tjerë.

Berisha rikthehej në fushë pas 7 muajsh mungese të gjatë, për shkak të një dëmtimi, mirëpo si duket kapur shpejt formën, që e përgëzon edhe vetë trajnerin e Kosovës, Bernard Çallandes, por edhe gjithë tifozët “Dardan”.

Leave a Reply