150 mijë dollarë në sezon, Jonuz prezantohet te skuadra e tij e re

Ish trajneri i përfaqësueses së Maqedonisë, që së fundmi drejtonte skuadrën e Vllaznisë në Superligën shqiptare, ka nisur një aventurë të re në kampionatin e Katarit, me skuadrën e Fc Lusail Doha.

Jonuz drejt drejt Katarit kishte udhëtuar që para një jave, mirëpo për shkak të protokollit në këtë vend, ishte i detyruar të qëndronte në karantinë, para se të prezantohej te skuadra e tij e re.

Jonuz te skuadra e FC Lusail Doha do të përfitojë 150 mijë dollarë në sezon. Skuadra e strategut 58-vjeçar në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Divizionin 2 të Katarit, ishte mundur nga Al-Shahaniya me shifrat 2:0.

Leave a Reply