Ramos bashkohet me Ronaldon te Juventusi, e kërkon edhe PSZH-ja

Serhio Ramos me shumë gjasa po zhvillon sezonin e tij të fundit te Reali i Madridit. Kapiteni “madrilen” në fund të sezonit mund të largohet falas nga “Santiago Benabeu”, ndërsa kjo ka bërë që Juventusi dhe Paris Sen Zhermeni të vihen pas tij.

Kontrata aktuale e mbrojtësit me Real Madridin skadon vitin e ardhshëm dhe nuk ka indikacione për një rinovim. Edhe pse vetë Ramos thuhet se dëshiron të qëndrojë deri në fund te Reali, një ofertë e majme nga dy skuadrat gjigande, Juventus dhe PSZH, mund ti ndryshojnë mendje spanjollit.

Ndryshe, Ramos gjatë karrierës së tij ka fituar çdo trofe të mundshëm me Realin e Madridit, përfshirë edhe katër trofe të Ligës së Kampionëve.

Leave a Reply