Mediat spanjolle turpërojnë Realin pas humbjes nga Shakhtari

Ballinat e gazetave në Spanjë i kanë kushtuar shumë vëmendje disfatës së Realit të Madridit në ndeshjen e parë të edicionit të ri në Ligën e Kampionëve kundër Shakhtar Donjetskut.

Skuadra e Zinedin Zidane bëri një pjesë të parë shumë tmerruese, teksa ishte në disavantazh prej 3 golave (0:3).

Me disa zëvendësime, Reali arriti të ngushtonte epërsinë deri në 2:3 në pjesën e dytë, por jo edhe të evitonte humbjen.

Ishte kjo disfata e dytë rradhazi për “madrilenët”, pas asaj ndaj Kadizit në kampionat, ndërsa që të dyja vijnë në një moment shumë shqetësues, duke pasur parasysh se të shtunën i pret përballja me Barcelonën.

“Çdo ditë është më e keqe. Madrid në rënie të lirë… dhe të shtunën Barcelona”, shkruan Marca.

“Të turpëruar”, ka shkruar AS.

Kampionët qesharak. Një nivel i tmerrshëm i paraqitjes së tyre para El Clasico”, shkruan Sport.

Leave a Reply