Messi fiton “Topin e Artë”, zyrtarisht më i madhi i të gjitha kohërave

Lionel Messi ka fituar “Topin e Artë” për të shtatën herë në karrierë, duke thelluar kështu rekordin para Kristiano Ronaldos, i cili një trofe të tillë e ka fituar 5 herë.

Pas këtij trofeu, argjentinasin shumë vështirë do ta ketë dikush për ta barazuar. Leo Messi kishte dominuar për katër vite, duke e fituar Topin e Artë nga viti 2009 deri në vitin 2012, ndërsa më pas e fitoi edhe në vitin 2015 dhe në vitin 2019. Argjentinasi është edhe fituesi i fundit në fuqi i këtij trofeu, pasi vitin e shkuar u anulua për shkak të pandemisë që penalizoi futbollin në shumë vende të botës.

I dyti pas Messit, u rendit Robert Levandovski, Zhorzhinjo i Çelzit doli të jetë i treti në këtë renditje, ndërkohë pesëshja e parë mbyllet me emrat si Benzema dhe Kante.

Kristiano Ronaldo nuk është përfshirë dot as në “top5”, pasi ishte i gjashti, në vendin e 7-të u pozicionua Mohamed Sallah, duke lënë pas vetes De Brujne dhe Mbape, ndërkohë TOP10 u mbyll me portierin e PSZh-së, Donaruma.

Leave a Reply