Një fakt interesant rreth debutimit të Solskjaer te Junajtedi

Për herë të fundit që Mançester Junajtedi kishte shënuar 5 gola në një ndeshje në Premierligë, ishte muaji maj i vitit 2013-të…

Norvegjezi Ole Gunar Solskjaer të shtunën bëri një debutim të shkëlqyeshëm në krye të Mançester Junajtedit. ‘Djajtë e Kuq’ demoluan Kardifin si mysafir me rezultatin 5:1. Për herë të fundit që Mançester Junajtedi kishte shënuar 5 gola në një ndeshje në Premierligë, ishte muaji maj i vitit 2013-të.

Atë kohë skuadra e Junajtedit në një ndeshje spektakolare kishte barazuar 5:5 ndaj Uest Bromuiçit në ndeshjen e saj të fundit nën drejtimin e trajnerit legjendar, Aleks Ferguson.

Leave a Reply