Rabotniçki nesër fillon me fazën përgatitore

Skuadra e Rabotniçkit nesër do të fillojë përgatitjet për ndeshjet eliminatore për Liga Evropa. Shefi i stafit teknik, Viktor Trenevski ka përcaktuar seancë stërvitore nesër nga ora 16:00. Sipas plan-programit, Rabotniçi disa ditë do të zhvillojë stërvitje në Shkup, ndërsa fazën e dytë të përgatitjeve verore do t’i zhvillojë në Slloveni.