Pas ndeshjes, Trenevski: Të kënaqur me rezultatin

Skuadra e Rabotniçkit barazoi 1:1 ndaj Dinamo Minsk në ndeshjen e parë të turit të dytë eliminator në Liga Evropa, ndërsa trajneri Viktor Trenevski është i kënaqur me rezultatin.

“Duhet të jemi të kënaqur nga rezultati 1:1. Ndjehej pasiguri në repartin e mbrojtjes dhe na mungonin pasimet. Shishkovski në portë ishte i shkëlqyeshëm. Kemi rezultat aktiv, pa shikuar se sa Dinamo Minsk është e fortë. Shikovi në mungoi në mbrojtje. Në aspektin se si u futëm në lojë, merituam barazimin. Në 15-20 minutat e fundit luajtëm me një lojtar më pak. Jemi të kënaqur, ndeshja e kthimit do të jetë më ndryshe. Nuk kemi se çfarë të humbim, do të shkojmë për të surprizuar në Minsk”, është shprehur pas ndeshjes trajneri i Rabotniçkit, Viktor Trenevski.

Kujtojmë që ndeshja e kthimit ndërmjet Dinamo Minskut dhe Rabotniçkit do të luhet pas një jave.

Leave a Reply