Rabotniçki nesër fillon me fazën përgatitore

Skuadra e Rabotniçkit nesër do të fillojë përgatitjet për ndeshjet eliminatore për Liga Evropa. Shefi i stafit teknik, Viktor Trenevski ka përcaktuar seancë stërvitore nesër nga ora 16:00.

Sipas plan-programit, Rabotniçi disa ditë do të zhvillojë stërvitje në Shkup, ndërsa fazën e dytë të përgatitjeve verore do t’i zhvillojë në Slloveni. Në fazën e parë të përgatitjeve do të jenë të lirë të gjithë futbollistët që janë të angazhuar në përfaqësuesen e Maqedonisë.

Këtë verë, përveç Rabotniçkit, në Liga Evropa do të marrin pjesë Shkëndija dhe Pelisteri, me kuqezinjët që veq se më kanë filluar përgatitjet me në krye Qatip Osmanin, ndërsa skuadra nga Manastiri do të startojë të shtunën.

Leave a Reply