Shkupi ka siguruar mbijetesën duke mos hasur në shumë probleme ndaj kundërshtarit të tyre në ndeshjen e balotazhit, Novacit të ligës së dytë, njofton “infOSport.mk”.
Të përzgjedhurit e trajnerit Ardian Nuhiu edhe në ndeshjen e dytë arritën që të shënojnë fitore përballë skuadrës nga Manastiri, kësaj rradhe duke shënuar fitore me rezultatin 3:1, me ç’rast me rezultatin e përgjithshëm 7:2 shujatën ëndërrën e skuadrës së Novacit, që edhe sezonin tjetër do të garojë në Ligën e Dytë, kësaj rradhe Perëndim.
Në anën tjetër Shkupi do të bëjë gara në mesin e më të mirëve, pasi bazuar në lojën dhe rezultatin që arritën në këto dy përballje të balotazhit, skuadra nga Çairi me meritë edhe sezonin 2017/2018 do të luaj në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë.
Fatih Ismaili me golin e realizuar në minutën e 21-të paralajmëroi fitoren e Shkupit në përballjen e dytë që u zhvillua sërish në stadiumin e qytetit në Shtip, derisa në pjesën e dytë Ermedin Adem (50’) dhe Xhavit Mamuti (78’) vetëm se konfirmuan mbijetesën e Shkupit me dy gola të tjerë. Golin e nderit për Novacin në këtë përballje e realizoi Bllagoja Naumovski në minutën e 63-të.