Goce Sedlloski edhe zyrtarisht është larguar nga rradhët e FC Shkupit, me të cilën skuadër edicionin e kaluar arriti që të shpallet kampion në elitën e futbollit vendor. Është kjo hera e dytë që Sedlloski largohet brenda këtij sezoni nga rradhët e skuadrës “blu” nga Çairi, mirëpo këtë herë shkon
Year: 2023
Agim Ademi është në liri, ka marrë ftesë për intervistë në polici
Në mediat kosovare pasditën e sotme bëri shumë bujë informacioni për gjoja arrestimin e presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi. Mirëpo gjithçka ka rezultuar e fryrë nga mediat dhe e pavërtetë, pasi Ademi është në liri dhe të mërkurën duhet të paraqitet në polici për një intervistë shtesë.
Grumbullimi i përfaqësueses, Sejdini mirëpret dy yjet e Dinamo Zagrebit
Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll ka nisur përgatitjet për ciklin e ri eliminatorë. Kundërshtarë i parë i “verdhekuqve” në ndeshjet e marsit do të jetë përfaqësuesja e Maltës, ndeshje kjo që në program është të enjten e 23 marsit, njofton “infOSport.mk”. Presidenti i FFM-së, Muhamed Sejdini për të qenë sa më
Ndërhyrja horror e Ali Adem ndaj Donov të Akademia Pandev (VIDEO)
Episodi i tmerrshëm ndodhi kur kishin kaluar vetëm 25 minuta të ndeshjes së vlefshme për javën e 24-të në elitën e futbollit vendor midis Akademia Pandev dhe FC Shkupit, njofton “infOSport.mk”. Mesfushori difenziv i skuadrës shkupjane, Ali Adem, në tentativë për të kapur topin, goditi fort me shkelm në kokë mesfushorin
Fitore me shumë peshë e Struga Trim Lum në Shkup ndaj Rabotniçkit (VIDEO)
Struga Trim Lum ka regjistruar një fitore shumë të rëndësishme në Shkup përballë Rabotniçkit, duke vazhduar rrugëtimin drejt titullit kampion. Fitorja e sotme përfitoi edhe më shumë në peshë, kjo falë barazimit të një prej rivalëve direkt për titull, FC Shkupit, që barazoi në Strumicë përballë Akademia Pandev. Ndryshe për fitoren
Struga Trim Lum triumfon në Shkup, FC Shkupi ndalet në Strumicë
Struga Trim Lum ka regjistruar një fitore shumë të rëndësishme në Shkup përballë Rabotniçkit në ndeshjen e vlefshme të javës së 24-të në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”. Skuadra lidere e udhëhequr nga strategu Shpëtim Duro triumfoi me rezultatin minimal 1:0 falë golit të shënuar nga sulmuesi 20-vjeçar Hristijan Maleski
Rashica shënoi, por Konjaspor ndërpreu serinë e fitoreve të Galatasarajit (VIDEO)
Konjaspor regjistroi fitore 2:1 përballë Galatasarajit në ndeshjen e vlefshme të javës së 26-të në Superligën turke, duke i dhënë fund serisë prej 14 fitoreve të skuadrës gjigande nga Stambolli, njofton “infOSport.mk”. Skuadra e Okan Buruk nuk gabonte që nga 22 tetori, kur kishte barazuar 2:2 si vendas kundër Alanyaspor. Pas
Sejdini uron Infantinon: Shpresoj se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në të ardhmen
Hidhet shorti në Ligën e Kampionëve, ndeshje të “zjarrta” na presin në çerekfinale
Fituesi aktual i Ligës së Kampionëve, Real Madridi do të përballet sërish me Çelzin, një nga ish skuadrat e trajnerit Karlo Ançeloti. Kështu vendosën goglat e shortit të sotëm për ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve, njofton “infOSport.mk”. Të dyja këto skuadra u takuan edhe sezonin e kaluar, teksa “madrilenët” kishin
Numri 1 i Voska Sport, Nefi Useini bashkë me Brajan Din vizituan Komunën e Ohrit
Ish-sulmuesi i kombëtares së Anglisë dhe i klubeve të famshme si Lids Junajted, Shefilld Junajted, Midëlzbrou, Uest Ham, Sanderlend dhe Benfika, Brajan Din, ka qenë mysafir special i KF Voska Sport, ku është mirëpritur nga pronari i klubit, Nefi Useini. Arsyeja e vizitës së Brajan Din, ishte njoftimi për së afërmi










