Angellovski publikon listën, fton edhe Muzafer Ejupin

Përfaqësuesja A e Maqedonisë më 24 mars në Vaduz kundër Lihtenshtejnit e pret duel i ri në kualifikimet për Kampionatin Botëror, “Rusi 2018”.

Seleksionuesi Igor Angellovski ka publikuar listën e futbollistëve në të cilët do të llogarisë për ndeshjen e xhiros së 5-të të Grupit “G” të kualifikimeve për botërorin, si dhe për ndeshjen kontrolluese me Bjellorusinë.

Në formacionin e përfaqësueses A të Maqedonisë për duelet me Lihtenshtejnin dhe miqësoren me Bjellorusinë më 28 mars në Shkup janë ftuar gjithsej 22 futbollistë. Angellovski për ndeshjen me Lihtenshtejnin nuk do të mund të llogarisë në Ezgjan Alioskin, pasi futbollisti i Luganos është i pezulluar shkaku i kartonave të verdhë dhe me përfaqësuesen do të bashkohet për kontrolluesen me Bjellorusinë, mirëpo ndër futbollistët e ri që ka marrë ftesë nga ana e seleksionueist është Muzafer Ejupi, sulmuesi shkupjan i cili po shkëlqen me fanellën e Osijekut në kampionatin elitarë kroat.

Ejupi po kalon momentet e tij më të bukura të karrierës, ku aktualisht me 12 gola kryeson renditjen e golashënuesve në Kroaci.

Leave a Reply