Bananameni i Junajtedit, Markos Roho (VIDEO)

Mançester Junajtedi sonte në “Olld Traford” shënoi fitore minimale 1:0 ndaj Rostovit, fitore kjo që u mjaftoi atyre për të kaluar në çerekfinale të Liga Evropa, njofton “infOSport.mk”.

Ishte Huan Mata ai i cili mendoi për fitoren e “Djajve të Kuq” me golin e realizuar në minutën e 70-të, ndërsa pas këtij goli pasoi një periudhë kur ishin rusët e Rostovit ata të cilët sulmonin në kërkim të barazimit, me ç’rast vendosën në mjaft vështirësi mbrojtjen e skuadrës angleze, shkruan “infOSport.mk”.

BANANMENI I JUNAJTEDIT, MARKOS ROHO ****************************Roho per te fituar ne energji ne 20 minutat e fundit te ndeshjes kunder Rostovit, nga ana e Murinjos merr si dhurate nje banane… nje moment mjaft interesant ky, per te cilin me shume mund te lexoni nese klikoni ne linkun ne vijim: http://www.infosport.mk/2017/03/17/bananmeni-junajtedit-markos-roho-video/

Публикувахте от infosport.mk в 16 март 2017 г.

Megjithatë kur ke trajner Hoze Murinjon, gjërat bëhën më të thjeshta, pasi “Special One” në ato momente për të ju dhënë energji të mjaftueshme futbollistëve, në këtë rast mbrojtësit portugez Markos Roho, vendosi që përmes rezervsit Eshli Jang, ti dhurojë bashkëpatriotit të tij një banane, e cila si duket vërtetë e ringjalli atë, pasi deri në mbyllje të takimit Mançester Junajtedi arriti që të ruajë portën të paprekur dhe të sigurojë një vend në mesin e 8 skuadrave më të mira në Liga Evropa.

 

Leave a Reply