Dy super përballje në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve

Sa po është hedhur shorti i Ligës së Kampionëve për ndeshjet çerekfinale, ku të gjithë ne do të kemi mundësinë të shohim dy super përballje mes skuadrave gjigande evropiane, njofton “infOSport.mk”.

Fati deshi që në këtë fazë përballë njëra tjetrës të ndeshen Bajern Munih – Real Madrid dhe Juventus – Barcelona.

Janë pikërisht këto dy ndeshjet që do të priten me shumë bujë gjatë muajit prill, ndërkohë në dy përballjet tjera çerekfinale, Atletiko Madridi do të luajë kundër surprizës së këtij kompeticoni, Lester Sitit, ndërkohë Borusia e Dortmundit për kundërshtarë do të ketë Monakon.

Ndeshjet e para çerekfinale do të zhvillohen me datë 11 dhe 12 prill, ndërkohë ato kthyese me 18 dhe 19 prill.

Leave a Reply