Vëllazërimi mundi Metalurgun në Shkup

Skuadra e Vëllazërimit ka realizuar edhe fitoren e dytë me rradhë në Ligën e Dytë Futbollistike të Maqedonisë, duke shënuar fitore në transfertë ndaj Metalurgut me reuzltatin 1:3, njofton “infOSport.mk”.

Ishte kjo një ndeshje e shkëlqyeshme, në të cilën të përzgjedhurit e trajnerit Xhengiz Rexhepi dominuan në të gjitha aspektet, ku më së miri flet edhe vetë rezultati i ndeshjes.

Vendasit ishin të parët që shënuan në këtë përballje, mirëpo më pas, gjithçka fliste në të mirë të Vëllazërimit, skadër kjo e cila barazoi rezultatin në minutën e 38-të me anë të Furkan Ali.

Vetëm pas tre minutave lojë në pjesën e dytë, Agron Zeqiri realizoi edhe golin e dytë për skuadrën kërçovare, e cila për herë të parë pa në avantazh veten në ato momente, ndërkohë një minutën para fundit të takimit Valdet Osmani realizoi edhe golin e tretë, duke konfirmuar fitoren e Vvëllazërimit në këtë transfertë.

Falë kësaj fitore Vëllazërimi arriti në kuotën e 21 pikëve dhe aktualisht renditet në pozitën e 7-të, derisa kundërshtari i tyre Metalurgu me dy pikë më shumë renditet i 6-ti.

Leave a Reply