ZYRTARE, FIFA hedh shortin, Shqipëria në grup me Kosovën

FIFA ka përcaktuar kalendarin e ndeshjeve të raundit paraeliminator të eliminatoreve për Botërorin e vitit 2019-të në konkurrencën e femrave.

Kombëtarja e Shqipërisë e cila është vendosur në Grupin “B” bashkë me Kosovën, Greqinë dhe Maltën, do të ketë privilegjin që ndeshjet e këtij grupi, të cilat zhvillohen me sistem grumbullimi, ti organizoj në Shqipëri.

Skuadra e drejtuar nga Armir Grima, ndeshjen e parë të grupit do ta zhvillojë pikërisht ndaj përfaqësueses së Kosovës me datë 6 prill në “Elbasan Arena”, ndërkohë dy ditë më vonë, po në Elbasan, vajzat “kuqezi” do të ndeshen me Maltën.

Në ndeshjen e fundit të grupit  vashat shqiptare do të përballen me ato greke.

Përderisa kombëtarja shqiptare do t’i luajë të tre takimet në “ElbasanArena”, ndeshjet paralele mes rivalëve të grupit do të zhvillohen në Tiranë në stadiumin “Selman Stërmasi”, njofton “panorama-sport.com”

Leave a Reply