Shkëndija i beson traditës ndaj Rabotniçkit

Elita e futbollit vendor në mesjavë do të jetë aktive me ndeshjet e javës së 25-të. Skuadra e Shkëndijës që ende mban shpresat për titullin e kampionit, do të jetë mysafire e Rabotniçkit në Shkup, ku imperativi mbetet i pandryshuar, fitore dhe tre pikë të reja.

Rabotniçki pa dyshim se është ndër skuadrat më cilësore në vend, mirëpo “kuqezinjtë” besojnë se mund të vazhdojnë traditën pozitive me këtë rival.

Shkëndija nuk njeh disfatë me Rabotniçkin në 6-të përballjet e fundit kampionale, në të cilat ka shënuar katër fitore dhe dy barazime.

Për herë të fundit që “romantikët” kanë mundur Shkëndijën ka qenë 16 maji i vitit 2015, kur në stadiumin e qytetit të Shkupit kishin shënuar fitore me rezultatin 2:1. Që nga atëherë është Shkëndija që ka pasur fjalën kryesore, ndërsa “kuqezinjtë” nga Tetova shpresojnë se ashtu do ndodh edhe sot dhe se do largohen nga Shkupi me tre pikë të mëdha, që do i mbanin gjallë shpresat për titullin e kampionit, ku aktualisht Vardari është epërsi prej 6 pikëve.

Mirëpo duke pasur parasysh se të përzgjedhurit e trajnerit Sedloski do të kenë një detyrë të vështirë ndaj Renovës në Tetovë, nga tabori i Shkëndijës shpresojnë që këtë epërsi ta reduktojnë.

Trajneri i Shkëndijës, Tomas Brdariç për ndeshjen ndaj “romantikëve” nuk do të mund të llogarisë vetëm në Bejtullain e lënduar dhe Çelikoviçin e pezulluar për shkak të kartonit të kuq nga ndeshja e dy xhirove më parë me Bregallnicën.

Leave a Reply