Dy Asanat do i mungojnë Shkupit në përballjen me Bregallnicën

Shkupi në ndeshjen e sotme përballë Bregallnicës në Shtip do të jetë i hendikepuar, pasi do ti mungojnë tre futbollistë kryesor nga formacioni bazë, njofton “infOSport.mk”.

Për shkak 5 kartonëve të verdhë trajneri Ardian Nuhiu nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Bujamin Asanit dhe Jasir Asanit, derisa për shkak dëmtimit në ndeshjen ndaj Pelisterit te Shkupi do të mungojë edhe Dimitrja Lazarevski.

Ky i fundit përveç ndeshjes së sotme, do të mungojë edhe në ndeshjen e javës së 26 dhe 27 kundër Sileksit, gjegjësisht Makedonija Gjorçe Petrovit, ndërsa rikthimi i tij pritet të ndodhë kundër Vardarit, ndeshje kjo që është paraparë të zhvillohet me datë 23 prill.

Ndeshja Bregallnica – Shkupi zhvillohet në stadiumin e qytetit në Shtip dhe e njëjta do të startojë në ora 16:00.

Leave a Reply