Gallatasaraji bënë pazar te Real Madridi

Skuadra e njohur turke, Gallatasaraji që ka humbur gjasat për titullin e kampionit në Superligën turke, si duket që tani ka filluar të planifikojë rreth përforcimeve të reja në sezonin e ri futbollistik.

Drejtuesit e Gallatasarajit i kanë vënë syrin mbrojtësit portugez të Real Madridit, Pepe.

Për shërbimet e të cilit njëkohësisht interesohen edhe kampionët e Juventusit.

Portugezi edhe më tej po luan në formë të madhe, mirëpo edhe përkundër këtij fakti ai ka ka humbur vendin e titullarit te skuadra “mbretërore” për shkak të preferencave të trajnerit Zinedin Zidan.

E gjithë kjo na bënë të nënkuptojmë se e ardhmja e tij pas plot 9 viteve të kaluara në “Santiago Bernabeu” të jetë në Turqi ose në Itali.

Leave a Reply