Muhamed Ismaili emërohet trajner i Kombëtares shqiptare të Hendbollit

Një ndër punëtorët më të mëdhenj sportiv në vendin tonë, Muhamed Ismaili, ndryshe i njohur si “Haxhia” sot edhe zyrtarisht është emëruar si krye trajner i Kombëtares Shqiptare të hendbollit në konkurencë të meshkujve, njofton “infOSport.mk”.

Kjo ndodhi vetëm falë insistimit të numrit një të Federatës Shqiptare të hendbollit, Nasim Jahollari, i cili njeh shumë mirë kualitetet e Muhamed Ismailit, për të cilin është kjo një arritje dhe njëkohësisht një mirënjohje e madhe nga ana e shtetit shqiptarë.

Shqipëria me Ismailin në pankinë në muajin qershor do të merr pjesë në Kampionatin Evropian të Federatave në Zhvillim që do të zhvillohet prej 12-të deri më 18 qershor në Bullgari, ndërsa vetë kreu i Federatës, Jahollari beson se me angazhimin e Muhamed Ismailit në krye të kombëtares së hendbollit, ky sport do të ec përpara dhe se i njëjti do të zhvillohet si në nivel vendor, ashtu edhe në atë reprezentues.

Rikujotjmë Muhamed Ismaili një kohë të gjatë merret me punën e trajnerit në hendbollin vendor, duke nxjerrë gjenerata e gjenerata, ndërsa vite me rradhë ka udhëhequr klubin e hendbollit, Rinia, që vazhdon ende ta udhëheq me shumë sukses.

Leave a Reply