Derbi Shkëndija-Renova i tëri do flas shqip

Derbi ndeshja e javës së 26-të në elitën e futbollit vendor që do të zhvillohet në Tetovë midis Shkëndijës dhe Renovës, i tëri do të flas shqip, kjo pasi sot u mësua se edhe arbitri kryesor i këtij takimi do të jetë shqiptarë, njofton “infOSport.mk”.

Fjala është për tetovarin Faton Mustafin,  cili do të ketë ndihmën e dyshes Isa Emruli dhe Nebojsha Gjorgjievski, derisa arbitër i katërt do të jetë Josip Barton. Komisioni për emërimin e arbitrëve pranë FFM-së, gjithashtu kishte vendosur që edhe delagatin e derbit lokal tetovar ta vendos shqiptarë, duke u përcaktuar për gostivarasin, Mahir Selami.

Për herë të fundit që Mustafi kishte drejtuar derbin më të madh shqiptar në elitën e futbollit në vend, kishte qenë 01 nëntori i vitit 2014, në të cilën ndeshje Shkëndija kishte pësuar disfatë minimale 1:0, edhe atë duke iu falënderuar një goli të shënuar nga ana e Agron Mmemedit në minutat shtesë të takimit nga pika e bardhë, shkruan “infOSport.mk”.

Ndeshja Shkëndija – Renova starton në ora 16:00 dhe e njëjta do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Tetovë.

Leave a Reply