Marselo shpëton Realin nga barazimi me Valencian

Braziliani Marselo i ka dhënë fitoren 2:1 Realit ndaj Valencias katër minuta para fundit të 90-minuave të rregullta, duke shpëtuar kështu madrilenët nga barazimi.

Ronaldo zhbllokoi shifrat në minutën e 27-të, ndërsa në të 82-tën mysafirët barazuan me anë të Parajos. Marselo u shfaq në minutën e 96-të, duke shënuar golin e fitores për klubin “merengues” dhe tre pikë të vlefshme për skuadrën e tij, që vazhdon garën për titullin e kampionit në La Liga.

Reali edhe më herët kishte rast për të avansuar, mirëpo ylli portugez Ronaldo në minutën e 57-të nuk ishte i saktë nga pika e bardhë, duke lënë që Marselo të jetë heroi i këtij takimi.

Leave a Reply