FSHF gëzon gjithë shqiptarët, ofertë speciale vetëm për 7 ditë

Mesditën e sotme, Federata Shqiptare e Futbollit, përmes një njoftimi të bërë në faqen zyrtare të saj, ve në dijeni të gjithë sportëdashësit se fanellat e kombëtares do të mund ti marrin më një çmim më të lirë. FSHF ka bërë një ofertë 1 javore nga e cila do të përfitojnë të gjithë shqiptarët kudo që janë, përfshirë edhe shqiptarët nga vendi ynë.

“7 ditë me 50% ulje në dyqanin zyrtar të FSHF-së!

Tarifa të përgjysmuara duke nisur që nga dita e sotme datë 1 maj e deri në 8 maj. Të gjitha produktet e ekipit kombëtar që nga fanellat, kostumet sportive, e çdo aksesor tjetër do të mund ti merrni me 50% ulje deri në datë 8 maj.

Një ofertë fantastike kjo për një periudhë një-javore për këdo që dëshiron të ketë një bluzë të skuadrës kombëtare të futbollit, të ngjyrave e masave të ndryshme, por edhe artikuj të tjerë me logon zyrtare të FSHF-së.

Këto mund ti gjeni me 50% ulje vetëm në dyqanin zyrtar të FSHF-së përballë Ambasadës amerikane, aty ku është edhe filiali zyrtar i Federatës për artikujt e ekipit kombëtar.

Janë vetëm 7 ditë kohë për të përfituar nga një ofertë e tillë dhe për të patur tuajën atë që kërkoni dhe dëshironi nga ngjyrat e ekipit përfaqësues kuqezi.”

 

Artikujt që do mund ti gjeni me ulje:
Fanella e Euro 2016            50% zbritje
Aksesorët                              40% zbritje
Fanella e re                           30% zbritje
Çdo veshje tjetër                  20% zbritje

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply