Dështimi në finale me Melburnin, Berisha: Fati ishte në anën e Sidneit!

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës dhe Melburn Viktori, Besart Berisha ka folur për pas finales së humbur në penalti në fundjavë nga Sidnei. Sipas Berishës, fati nuk ishte në anën e skuadrës së tij, përderisa gjithçka tjetër te Melburni ka qenë e rregull.

 “Penalltitë janë fat. Është mjaft e rëndë dhe e vështirë, posaçërisht kur luan në udhëtim dhe të gjithë tifozët të vërshëllejnë dhe kontestojnë. “Duhet të keni fat në këto raste dhe Sydnei pati. Për mënyrën se si luajtëm, nuk mund ta kritikoj askënd. Ishim mirë dhe jam krenar me të gjithë”, ka thënë Berisha.

Kujtojmë që ndeshja finale në minutat e rregullta u mbyll me barazim 1:1, ku për Melburnin golin e realizoi pikërisht shqiptari Berisha.

Berisha këtë sezon e mbylli me 21 gola të shënuar, ndërsa u shpërblye edhe me “Këpucën e Artë” në Australi.

Leave a Reply