KB Shkupi aplikon në VABA LIGËN 2017/18

Klubi i Basketbollit Shkupi ka aplikuar për pjesëmarrje në VABA ligën për sezonin 2017/18. Drejtuesit e klubit nga Çairi, kanë lëshuar aplikimin për pjesmarrje në turneun evropian që organizohet për femra të gjeneratës U15 dhe U17. KB Shkupi është në pritje të pranimit të aplikimit, ndërsa gjasa janë të mëdha për përgjigje pozitive, pasi shkupjanët kanë mbështetje nga klubet sllovene dhe Bosnja Hercegovinës, njofton ”InfOSport.mk”‘.

VABA LIGA fillon në muajin tetor, ndërsa gjithsej marrin pjesë 10 skuadra. Në fazën e grupeve luhet nga dy ndeshje, ndërsa katër ekipet më të mira vazhdojnë në fazën “Fajnëll Four”.  Nëse aplikimi i skuadrës shkupjane pranohet, atëherë për këta të fundit do të jetë pjesëmarrja e parë në këtë eviniment të basketbollit.

Kujtojmë që skuadra kampione e Maqedonisë Badeli, ishte pjesëmarrëse në këtë turne vitin e kaluar./“InfOSport.mk”

Leave a Reply