“Derbi shqiptar” në MLS i takoi Shkëlzen Gashit! (VIDEO)

Derbi shqiptar në Ligën e futbollit Amerikan i takoi Shkëlzen Gashit, që me Kolorado Rapids fitoi San Hosen e Jahmir Hykës me rezultat 3:0. Zhbllokimin e rezultatit e bëri pikërisht Gashi në minutën e 29-të, ndërsa 6-të minuta më vonë Kolorado rriti epërsinë në 2:0 falë golit të Badjit.

Rezultati final 3:0 u volos në minutën e 56-të me autorin e golit të parë Shkëlzen Gashi, me këtë të fundit që realizoi dopietën, duke paralajmruar rikthimin e tij. Kjo fitore e Kolorados ishte e rëndësishme, duke ndërprerë serinë negative që kishte një kohë të gjatë me disfata të shumta.

Gashi me Koloradon ndeshjen e radhës do ta luajnë në transfertë ndaj Çikagos, ndërsa Hyka me San Hosen në tërren të vetin do të përballen me Orlando Sitin./“InfOSport.mk”

Leave a Reply