Karrasko po largohet, transferohet në “Serie A”

Juventusi ditë më parë rrëmbeu trofeun e parë nga tre të mundshmit e këtij edicioni, ndërsa që tani ka filluar të mendoj për merkaton e verës.

Juve falë fitores ndaj Lacios në mes javë, ngriti lartë Kupën e Italisë, është shumë fare pranë titullit kampion, ndërsa gjithashtu do të luajë edhe në finalen e Ligës së Kampionëve Evropian.

I gjithë ky sukses ka shtuar apetitet e drejtuesve “bardhë e zi”, të cilët që tani janë duke menduar për merkaton e verës.

Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” mësohet se kanë piketuar belgun e Atletiko Madridit, Ianik Karrasko, i cili po kalon një super formë dhe është i kërkuar nga shumë skuadra të mëdha europiane.

Sipas mediave italiane, kampionët e Juventusit do të bëjnë një ofertë prej 60 milionë eurosh për Karraskon, shifër e cila nuk dihet nëse do të merret parasysh nga drejtuesit e Atletiko Madridit, duke pasur parasysh se ata e vlerësojnë futbollistin e tyre në plot 110 milionë euro.

Leave a Reply