Haxho, ndaj Vardarit do japim maksimumin

Ndeshja Vardari – Renova është pa dyshim një ndër ndeshjet më interesante të javës së 34-të në elitën e futsalit vendor, ku të dyja skuadrat në fushë do të futen pa asnjë presion, njofton “infOSport.mk”.

E gjithë kjo na garanton se nesër në “Telekom Arena” do jemi  dëshmitarë të një futbolli cilësor me më shumë gola se në tre ndeshjet e deritanishme mes këtyre dy skuadrave (vetëm dy gola të shënuar në tre ndeshje).

“Ndeshjen me Vardarin shkojmë që të japim maksimumin dhe të tregojmë që nuk jemi ekip sipërfaqësor.   Shkojmë që të tregojmë vlerat si ekip profesionist dhe të marrim rezultat pozitiv. Janë edhe 3 javë drejt fundit të kampionatit  dhe mendojmë të marrim maksimumin e pikëve” – tha enkas për “infOSport.mk” gardiani i “gjipspunuesve”, Eglant Haxho.

Renova në tre ndeshjet e deritanishme të këtij edicioni nuk ka shënuar asnjë gol ndaj Vardarit, mirëpo Haxho thotë se tashmë është momenti për të bërë një gjë të tillë.

“Po mendoj se është momenti që ekipi i Renovës të shënojë sepse dihet që Vardari është shpallur kampion i ligës dhe luan ndeshjen për tifozët e saj dhe për të respektuar kampionatin, ne shkojmë për të dhënë maksimumin  dhe pse jo për të marrë maksimumin” – përfundoi Haxho.

Ndeshja e fundit e zhvilluar mes këtyre dy skuadrave në stadiumin e qytetit në Shkup ishte mbyllur me fitoren minimale të “kuqezinjëve” dhe me një zënkë mes futbollistëve të të dyja skuadrave që rezultoi edhe me dy kartonë të kuq.

Leave a Reply