Spanja U17, kampione e Evropës

Përfaqësuesja e Spanjës U17 është shpallur kampione e Evropës për të rinjë. Spanja në finale ndaj Anglisë triumfoi 4:1 në penallti, pasi minutat e rregullta dhe shtesa u mbyll me barazim 2:2. Të parët që shkuan në avantazh ishin anglezët me golin e Hudsonit, ndërsa spanjolët u kundërpërgjigjën me Morein, duke barazuar shifrat për momentin në 1:1.

Në pjesën e dytë Foden rriti epërsinë për Anglinë, përderisa 10 minuta parafundit për përfaqësuesen iberike barazoi Diaz. Në ekzekutimin e penaltive më të suksesshëm ishin të rinjët e Spanjës, që shënuan katër gola dhe njëher gabuan, ndëra anglezët vetëm njëher ishin të saktë.

Kështu fare në fund, Spanja iu gëzua trofeut dhe u shpall kampione e Evropës për gjeneratat U17. Kujtojmë që Evropiani për të rinjë u zhvillua në Kroaci.

Leave a Reply