FC Shkupi U17 pas ndeshjes me Vardarin,do të festoj titullin e Kampionit

Gjenerata U17 e FC Shkupit nesër edhe zyrtarisht do të shpallet kampion i sezonit 2016/17. Skuadra e udhëhequr nga Erkan Murseli nesër do ta luaj ndeshjen e fundit të kampionatit në Çair, përballë Vardarit, me të cilët ndodhen në vendin e dytë me 10 pikë diferencë nga “bardheblutë” që kryesojnë tabelën me 51 pikë.
FC Shkupi U17 siguroi titullin e kampionit tri javë parafundit të kampionatit, ndërsa nesër pas përfundimit të takimit me Vardarit, do t’iu ndahet trofeu futbollistëve nga ana e FFM-së.

Takimi Shkupi-Vardari (U17) do të luhet nesër në stadiumin e Çairit me fillim në orën 16:00.

Leave a Reply