Çelsi feston titullin, Arsenali jasht Ligës së Kampionëve

Çelsi edhe zyrtarisht fitoi titullin e Kampionit në Premier Ligën angleze. Në xhiron e 38-të dhe të fundit në elitën angleze, Çelsi nuk kishte se si ta kurrorzonte titullin e Kampionit më mirë se sa  me një fitore të thellë 5:1 ndaj Sanderlendit.

Skuadra londineze, festoi titullin e 6-të në histori të tyre, ku me trajnerin Italian Antonio Konte në stol, si duket do të bëjë çudirinë që për herë të parë të fitojë edhe Kupën FA, me Çelsin që pas një jave do të luaj në finale të këtij kompeticioni ndaj Arsenalit.

Golat për Çelsin i realizuan Villiam, Hazard, Pedro dhe dy Batshuai, ndërsa golin e vetëm për Sanderlendin e realizoi Mankuillo.

Xhiroja e fundit përzgjedhi shumë dilema sa i përket skenës evropiane, ku me Çelsin drejt Ligës së Kampionëve u bashkuan edhe Totenhemi e Mançester Siti, ndërsa Liverpuli do të luaj në kualifikime. Arsenali për herë të parë pas 20 viteve nuk do të jetë pjesë e fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, me sezonin e ardhshëm do të luaj në Liga Evropa së bashku me Evertonin dhe Junajtedin, me këta të fundit në rast se nuk e fitojnë finale ndaj Ajaksit që iu siguron plasman në Ligën e Kampionëve./“InfOSport.mk”

Leave a Reply