Renditja e re e FIFA-s, ja në cilat pozita renditen Shqipëria dhe Kosova

FIFA gjatë ditës së sotme ka publikuar renditjen e re botërore të ekipeve kombëtare.

Përfaqësuesja e Kosovës vazhdon të jetë në pozitën e 141-të në renditjen e re të FIFA-së.

Pas ndeshjeve ndërkombëtare, Kosova nuk ka lëvizur në renditje, njësoj sikurse Shqipëria që mbetet e 58-ta, teksa Maqedonia ka lëvizur një pozitë, dhe tashmë renditet në pozitën e 70-të

Renditjen më të re e kryeson kampionja e re e Botës,  Franca, duke lënë pas vetes Belgjikën dhe Brazilin, teksa nënkampionët e Botës, Kroacia renditet në pozitën e katërt.

Leave a Reply