Cikalleshi nga sezoni i ardhshëm te Beshiktashi?

Sokol Cikalleshi nga sezoni i ri mund të luaj te kampionët e ri të Turqisë, Beshiktashi. Sipas informacioneve që na vijnë nga mediat turke, sulmuesi i Kombëtares “Kuqezi” është duke u ndjekur nga gjigandët e Beshiktashit, të cilët kanë shfaqur interesim të madh për të bërë të vetin Cikalleshin.

Shqiptari aktualisht është duke luajtur në formë huazimi te skuadra Akhisar, ndërsa kartonin e tij e “zotëron” Bashakshehiri, me këta të fundit që dëshirojnë të bëjnë një marrëveshje me Beshiktashin, duke shkëmbyer Cikalleshin me sulmuesin Pekmetek, që është në pronësi të kampionëve të ri.

Në rast se kjo marrëveshje arrihet, atëherë Cikalleshi në merkaton e verës do të kaloj te Beshiktashi, ndërsa shifra që përflitet se mund të fitojë sulmuesi shqiptar te kampionët janë afër 1 milionë euro në sezon.

Leave a Reply