Musakio: Jam i lumtur që jam pjesë e Milanit

Mbrojtësi argjentinas, Mateo Musakio ka kaluar me sukses kontrollet mjekësore te skuadra e Milanit. Ai në “San Siro” vjen nga rradhët e skuadrës spanjolle të Viljarealit për një shumë prej 18 milion euro, ndërsa me “kuqezinjtë” do të nënshkruajë kontratë 4-vjeçare.

“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Milanit” – kishte komentuar shkurtë Musakio, që është transferimi i parë i bërë nga ana e drejtuesve të rinj të Milanit, të cilët paralajmërojnë një merkato të bujshme.

Musakio pritet që bashkë me Romanjolin të krijojnë dyshen e repartit mbrojtës në sezonin e ri, ku Milani pas tre viteve pauzë rikthehet në garat evropiane, duke qenë pjesë e Liga Evropa.

Leave a Reply