Ngjyra e kaltërt me fat për Junajtedin, fituan trofeun e parë dhe të fundit në Evropë

Hose Murinjo arriti objektivin me Mançester Junajtedin, duke e kualifikuar në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm 2017/18, pasi sonte në Stokholm fitoi finale e madhe të Liga Evropës ndaj Ajaksit me rezultat 2:0.

Në këtë takim skuadra holandeze ishte nikoqir në mënyrë formale dhe luajti me fanellat tradicionale “bardhekuq”, ndërsa Junajtedi në rolin e mysafirit u detyra të luaj me fanellat “rezerva” me ngjyr të kaltërt, të cilat iu sjell ndoshta edhe fat në këtë takim.

Është një fakt interesant pasi “Djajtë e kuq” me fanellat e kaltërta kanë fituar edhe trofeun e parë të në Evropë gjatë vitit të largët 1968, ku në finale e zhvilluar në “Vembli” triumfuan ndaj Benfikës me rezultat 4:1.

Leave a Reply