Godet Monako! Brenda pak ditësh transferon dy super talentë

Skuadra kampione e Francës, Monako brenda pak ditësh ka transferuar edhe një tjetër talent të futbollit evropian. Bëhet fjalë për mesfushorin belg, 20-vjeçarin e Anderlehtit, Juli Tilemans.

Ai me skuadrën kampione të Monakos ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2022, ndërsa shuma e transferimt kap shifrën prej 23 milion euro. Tilemas te Monako do të veshë fanellën me numër 17-të.

Ditë më parë Monako transferoi edhe talentin e ri të Lionit, 20-vjeçarin Zhordi Gaspar, i cili luan si mbrojtës i djathtë.

Gaspar me skuadrën nga “Lui II” ka nënshkruar kontratë tre vjeçare. Ai te Monako erdhi për vetëm 500 mijë euro, si kompenzim ndaj klubit që e kishte rritur atë si futbollist.

 

Leave a Reply