Junajtedi dhe Interi arrijnë marrëveshje për një transferim 45 milionësh?

Mançester Junajtedi dhe Interi kanë arritur marëveshje për transferimin e kroatit Ivan Perishiq në “Olld Traford”, shkruan “Mediaset”, përcjellë “infOSport.mk”.

Marrëveshja është në vlerë prej 45 milion euro. Kroati 28-vjeçar po mbyll sezonin  e tij të dytë te skuadra “neroaxurre”, pasi paraprakisht ai kishte qenë pjesë e skuadrave gjermane të Volfsburgut dhe Borusia Dortmundit.

Mediat në Angli pohojnë se edhe Çelzi është kandidat për firmën e mesfushorit ofenziv, mirëpo kësaj rradhe si duket Hoze Murinjo ka fituar betejën ndaj ish skuadrës së tij.

Leave a Reply