Balotazhi, Shkupi-Novaci luhen dy takime me 4 dhe 7 qershor

Pasi gjithçka është bërë e ditur, me Shkupin dhe Novacin që do të luftojnë për një vend në Ligën e Parë të Maqedonisë, mësohen edhe datat se kur do të përballen këto dy ekipe.

Për balotazh do të luhen dy ndeshje, ndërsa mësohet se takimi i parë Shkupi-Novaci do të luhet me 4 qershor (E diel) ndërsa takimi i dytë me 7 qershor (E mërkurë).

Sipas informatave jozyrtare mësohet se të dy ndeshjet do të luhen në stadiumin e qytetit të Shtipit.

Leave a Reply