Shkupi me barazim e nisi dhe e mbylli sezonin 2016/17

Skuadra e Shkupit e ka mbyllur ma barazim sezonin 2016/17 në elitën e futbollit vendor, pasi takimi me Makedonija Gjorçe Petrovin i zhvilluar në Çair përfundoi me rezultat 1:1. Ishin mysafirët nga Gjorçe Petrovi që shkuan të parët në avantazh me anë të Iliovski, i cili shënoi në minutën e 24-t.

Shkupi u kundërpërgjigjë 5 minuta parafundit të pjesës së parë, me Kadriun që realizoi golin, duke barazuar shifrat për 1:1. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, me të dyja ekipet që u ndanë me nga 1 pikë nga kjo përballje e fundit të këtij sezoni.

Për FC Shkupin barazimi në ndeshjen e fundit të kampionatit është interesant për faktin se pikërisht fillimin e këtij sezoni e startoi me barazim 1:1 përballë kampionëve të Vardairt, në ndeshjen që u zhvillua në Strumicë.

Për të përzgjedhurit e Ardian Nuhiut, nuk ka përfunduar gjithça, pasi me 4 dhe 7 qershor do të luajnë ndeshjet e balotazhit kundër Novacit të Ligës së Dytë. Sipas informacioneve të deri tanishme, të dy ndeshjet do të luhet në stadiumin e qytetit të Shtipit./“InfOSport.mk”

Leave a Reply