Rafael Leao në radarin e Çelzit!

Negociatat midis drejtuesve të Milanit dhe Leaos për vazhdimin e kontratës nuk po shkojnë edhe aq mirë, ndërsa gjithë situatën me mjaft vëmendje po e ndjek Çelzi.

Kontrata e portugezit me Milanin skadon në qershor të vitit 2024 dhe koha për të kaluar te drita jeshile po kufizohet gjithnjë e më shumë, por për gazetën vendase të kuqezinjve ka optimizëm në këtë kuptim.

Në fakt, lojtari po i lë klubit të kuptojë se dëshiron të qëndrojë në Milano, pra mundësitë reale për një marrëveshje.

Ndonëse duke nisur nga janari, pas tentativave të gushtit, Çelzi dhe ekipet tjera të interesuarara  do të rikthehen në zyrat e kampionëve të Serie A me më shumë forcë.

Leave a Reply